Ish-kryetari i Kllokotit ndalohet nga organet e sigurisë së Serbisë

Srecko Spasici, ish-kryetar i komunës së Kllokotit po mbahet në anën serbe në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, nga organet e sigurisë së Serbisë.

Sipas burimeve të KosovaPress, Spasici është ndaluar duke shkuar në Serbi.Spasici ka qenë pjesë e Listës Serbe, ndërkohë ka kaluar në SLS e Sllobodan Petrovicit.