Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e dialogut mes dy palëve.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka dështuar Kosovë duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Dialogu i Brukselit është i dështuar, i vdekur tashmë. Vet fakti se nuk ka zbatim të marrëveshjes zbatuese të Ohrit edhe pas një viti, duhet të shpallet zyrtarisht nga BE-ja se dialogu ka vdekur.

Po ashtu Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog, sepse nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke mes dy shteteve, përkundër faktit se kishte përkrahje të fuqishme amerikane për njohje reciproke, te shprehur në letrën e Presidentit Biden”, theksoi Tahiri.

“Në këtë kuadër duhet të kemi parasysh se BE-ja ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, që do të sjellë ndryshimin e aktorëve, do jenë të emëruar tjerë në funksionet e BE-së. Prandaj duhet të ndodh një prerje e kësaj faze që po shkon, ndërsa BE-ja duhet hapur ta pranoj se ka dështuar dhe të kërkoj që Amerika ta ndërmjetësoj dialogun e Brukselit”, u shpreh ajo.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta zbatuar vendimin e Kushtetueses për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

Ajo për Front Online tha se Kurti pa u skuqur fare i pranon ato që i ka kundërshtuar.

Tahiri thotë se kryeministri aktual i mashtroi votuesit e vetë dhe në fund i tradhtoi.

“Sikur në çdo vendim që Kurti e ka kundërshtuar, sikur edhe për Asociacionin, Kurti i pranon pa u skuqur fare. I mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi”, shprehët Tahiri

Ajo thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në veri, do mund të presim heqjen e sanksioneve.

“Ky është viti i zgjedhjeve në BE prandaj nuk do të këtë as zbatim as ndonjë lëvizje konkrete në dialog. Nëse zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit tonë do të realizohen me koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në atëherë mund të presim uljen e tensioneve dhe heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, që do ishte mirë për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”, ka përfunduar Tahiri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

SHBA dhe BE kanë kritikuar këtë vendim.