Imran Khan

Ish-kryeministri pakistanez dënohet me tre vjet burgim për korrupsion

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burgim pasi u shpall fajtor për korrupsion, një vendim që e largon atë nga mbajtja e posteve politike.

Khan u arrestua në shtëpinë e tij, pas vendimit të gjykatës dhe tani po transportohet në kryeqytetin Islamabad, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Gjyqi lidhet me një hetim të kryer nga komisioni zgjedhor i cili e shpalli atë fajtor për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore gjatë mandatit të tij si kryeministër nga 2018 deri në 2022.

Partia e tij PTI tha se kundër këtij vendimi është paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme.

Ish-kryeministri ka mohuar vazhdimisht të gjitha keq bërjet.

Qeveria pakistaneze mohoi se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht ose një përpjekje për ta ndaluar atë të marrë pjesë në zgjedhjet e mëvonshme të këtij viti.