Ish-kryeministri Hoti fotografohet pa maskë në Shqipëri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri para pak muajsh kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka vendosur që të lë anash pak pandeminë COVID-19.

Edhe pse derisa ishte në krye të shtetit vazhdimisht bënte thirrje për vendosje të maskës dhe respektim të masave antiCOVID, i njëjti vendosi që këtë vikend të largohet nga Kosova e të vizitoi Beratin.

Ish-kryeministri madje siç duket nuk u brengos shumë as për vendosjen e maskës.

Sido që të jetë në Parlamentin e Kosovës gjatë javës që lamë pas për disa orë dy ditë radhazi u diskutua çështja e pandemisë COVID-19, e ku padyshim shpesh herë u  përmend edhe emri i Avdullah Hotit, që qeverisi Kosovën.

Image