Ish-krerëve të UÇK-së iu lejua festimi i Bajramit së bashku në Hagë

Sivjet festa e “Fitër Bajramit” i ka gjetur krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ku ndodhen në paraburgim.

Gjykata Speciale në një përgjigje për lajmi.net ka konfirmuar se atyre iu është lejuar që këtë festë ta presin së bashku.

“Në përgjithësi, Njësia për Menaxhimin e Paraburgimit siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt. Të paraburgosurve u sigurohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festat apo rastet e veçanta në përputhje me rregulloren e institucionit të paraburgimit. Këto rregulla parashikojnë gjithashtu edhe mirëqenien shpirtërore të paraburgosurve, të cilët mund të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme”.