Ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagon pas fjalëve se është shtatzënë (Foto)

Rrugëtimi i Fjorela Petos në emisionin “Për’puthen” ishte shumë i shkurtër. Ajo e mori vetë vendimin për t’u larguar nga emisioni dhe tregoi se kishte gjetur dashurinë jashtë “Për’puthen” e se dëshironte t’i qëndronte besnike.

“Mendjen e kam te njohja jashtë se sa tek djemtë këtu”, u shpreh Fjorela para largimit.

“Faleminderit shumë për urimet por...”/ Ish-konkurrentja e

Ndërkohë së fundmi, u përfol se ish-konkurrentja e “Për’puthen” është në pritje të ëmbël. Madje u tha se Fjorela do të sillte në jetë një vajzë dhe se do ta pagëzonin me emrin e veçantë, Evita.

Lidhur me këto lajme që u përhapen menjëherë në rrjet, ka vendosur që të reagojë vetë Peto. Kjo e fundit ka publikuar një shkrim në “Instastory”, ku zbulon se nuk është shtatzënë.

“Faleminderit shumë për urimet por...”/ Ish-konkurrentja e

“Faleminderit shumë për urimet por do i preferoja nëse do isha vërtetë. Mediat ju lutem e di që doni të hani bukë dhe ju të mbijetoni se kanë ardhë kohë të vështira, por ju lutem jo kaq rëndë, domethënë kur të jem shtatzënë do ua them pa merak. Shumë dashuri për të gjithë ju”, shkruan Fjorela në postimin e saj.

“Faleminderit shumë për urimet por...”/ Ish-konkurrentja e