Ish-konkurrentja e “Love Story” shpreh hapur pëlqimin për Eri Agën

Teksa “Love Story” transmetohej në të njëjtën kohë me “Për’puthen” shpesh pamë konkurrentët e dy spektakleve të takoheshin me njëri-tjetrin jashtë kamerave.

Disa prej tyre, që u kapën në befasi nga fansat, shfaqeshin edhe shumë të afërt, por asnjëherë nuk pati një sqarim të qartë për raportet mes tyre.

Ndërkohë që “Love Story” ka përfunduar dhe u finalizua me krijimin e çiftit Meri-Saimir, njëra prej ish-konkurrentëve të këtij dating show ka shprehur hapur pëlqimin për një nga djemtë e “Për’puthen” bëhet fjalë për Redonën, vajzën që udhëtoi posaçërisht nga Italia për Saimirin, por nuk arriti t’i fitonte atij zemrën.

Së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur Redonën nëse tashmë ka pëlqim për ndonjë nga djemtë e “Për’puthen”. Ajo i është përgjigjur hapur pyetjes, pa i bërë bisht.

“Nuk bën më pjesë por Eri Aga”, ka thënë ajo duke e shoqëruar postimin me disa zemra te kuqe.

Nuk e dimë nëse Redona dhe Eri janë takuar më herët me njëri-tjetrin, por tashmë që as njëri dhe as tjetri nuk janë më pjesë e programeve mund të njihen më tej.

Kujtojmë se Redona ishte një nga vajzat që u eliminua nga Saimiri shumë afër finales së “Love Story”.