Ish-konkurenti i “Përputhen 3” pëson aksident trafiku duke u kthyer në Kosovë

Ish-konkurenti i “Përputhen 3”, ka pak ditë që është larguar nga emisioni pasi sipas tij ai po njihet me dikë jashtë programit.

Gjatë ditës së sotme ishte duke u kthyer nga Tirana për në Kosovë ku edhe ka pësuar aksident trafiku, shkruan lajmi.net.

Sipas fotove të cilat po qarkullojnë ish-konkurenti po shihet në gjendje të mirë dhe se e vetmja gjë që ka pësuar dëm është vetura e tij e cila nuk duket në gjendje të mirë.

Argjendi ishte kandidati nga Kosova që nuk arriti të gjejë dashurinë brenda emisionit