Ish-komandanti i UÇK-së: Hekuran Murati fyejti lirinë e Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Çerkin Dukolli, ka thënë se ministri Murati me deklaratat për UÇK-në, ka fyer lirinë e vendit.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate tha se Murati ka fyer vuajtjet shekullore.

“Deklarata e Hekuran Muratit është ajo që e kemi pa kemi reagu se është tepër fyese, fyhet liria e vendit.  Përtej deklaratave të Muratit ne po shohim se kemi një diskurs që po degradon dhe po e çon shoqërinë drejt degradimit moral. Ne mendojmë që ky njeri ka fy frytet e lirisë së vendit sepse ka fy vuajtjet shekullore të brezave që kanë luftuar për të arritur dita e sotme”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë se Murati s’e kupton konceptin e lirisë së Kosovës.