Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kreu i FSK-së, Kadri Kastrati, sapo ka njoftuar që është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka treguar se intervistimin do ta bëjë në javën e parë të muajit nëntor, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar.

Njoftimi i plotë nga Kadri Kastrati:

Të nderuar bashkëluftetar, miq dhe familjar,

Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se, kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !

Zoti e bekoftë Kosovën!

loading…