Ish komandant Remi: Unë nuk e mbroj UÇK-në, UÇK-ja tani më mbron mua

Ish komandanti i UÇK-së i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka përfunduar intervistimi i tij nga ana e zyrës së Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Më pyetën nëse do të mborja UÇK-në në Hagë. Unë nuk mbroj UÇK-në, UÇK-ja tani më mbron mua”, ka shkruar Mustafa, përcjell Ballkani.info.

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rustem Mustafa – Remi, pas përfundimit të intervistimit, ka thënë se është dëshmitar i dyshuar, duke mos sqaruar detaje tjera të intervistimit të sotëm që ka zgjatur nëntë orë.

“Unë kam një fjalë të shkurtë. Kam pasur shumë pyetje, sot përfundoi intervista. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë. Pyetjet ishin shumë serioze, edhe ne kemi qenë shumë seriozë”, ka thënë Remi në një deklaratë para gazetarëve që po prisnin para objektit të Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se Mustafa ishte i ftuari i parë në Hagë së bashku me ish komandantin tjetër të UÇK-së, Sami Lushtakun. /Ballkani.info/