Video

Ish-kolegu e quan Arbana Osmanin shtrigë

Ish-kolegu i Arbana Osmanit, gazetar dhe aktor Eni Shehu, ishte i ftuar në “Natën me Aulonën” ku rrëfeu pak nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Kohë më parë Eni ka qenë pjesë e “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006. Ai pohoi në emision që prej asaj kohe marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, të cilës në një moment iu referua “shtrigë”.

Gazetari u shpreh se Arbana i kishte ‘nxirë jetën’ dhe sipas tij sjellja e saj nuk përputhej me natyrën e tij. “Për ça t’i flas, për paninet?” u shpreh gazetari duke nënqeshur pasi u pyet se si i ka sot marrëdhëniet me Arbanën.