Ish-këshilltari i Thaçit viziton babanë e ish-presidentit

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla ka vizituar babain e këtij të fundit në Burojë të Skenderajt për t’i uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Syla ka postuar një fotografi me babain e ish-presidentit, Haxhi Thaçi.

“Burojë. Me Muratin e uruam bacën Haxhi për 13 vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar ai krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.