Ish-këshilltari i Thaçit tallet keq me deputetin Armend Muja, pas emërimeve të reja të Kurtit

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka ironizuar keq me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën.

Pas vendimit të Qeverisë Kurti për emërimin e Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Behramaj ka ironizuar me deputetin Muja, pasi që ndaj tij si pjesë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit ishte ngritur aktakuzë se i kishte kërkuar 20 mijë euro ryshfet pronarit të Kolegjit “Universum”, në emër të Ferdije Zhushit, Basri Mujës dhe një personi të tretë nga Ministria e Arsimit.

Behramaj ka ironizuar me Mujën, duke thënë që pritet të japë dorëheqje, pasi që nuk qenka emëruar në Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Ai ka thënë se Muja i kishte pritjet më të mëdha se të ardhurat e deputetit.

“Shpërthejnë pakënaqësitë në Lëvizjen Vetëvendosje. Armend Muja pritet të japë dorëheqje, pasi që nuk qenka emëruar në Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Pritjet më të mëdha se të ardhurat e deputetit!”, ka shkruar Behramaj.