Ish-këshilltari i Thaçit ironizon me aderimin e Armend Mujës në VV

Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka komentuar prurjen më të re të Lëvizjes Vetëvendosje, analistin Armend Muja.

“Sigurisht i paska premtuar Kurti që e bënë drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, se Armend Muja ndryshe nuk do t’i bashkohej”, ka shkruar Behramaj, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë që Muja ka qenë i akuzuar për korrupcion, por që është shpallur i pafajshëm pas procesit gjyqësor./Ballkani.info/.