Ish-këshilltari i Thaçit i reagon Kurtit, ia përmend edhe Rexhep Selimin!

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi i doli në mbrojtje ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Behramaj ka thënë se jo vetëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe Rexhep Selimin po e mbroni aq mirë, saqë Vuçiqi, Bërnabiqi apo ai Selakoviqi lirisht mund ta shijojnë edhe letargjinë e gjumit dimëror.

Shkrimi i plotë:

Po Albin, ti dhe kryediplomatja Schëarz po e mbroni dhe afirmoni shumë mirë luftën tonë çlirimtare. Jo vetëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe Rexhep Selimin po e mbroni aq mirë, saqë Vuçiqi, Bërnabiqi apo ai Selakoviqi lirisht mund ta shijojnë edhe letargjinë e gjumit dimëror.

Ani qytetarët u besonin premtimeve të Kurtit, që kur Vetëvendosje vjen në pushtet do ta mbyllë krejtësisht Gjykatën Speciale!