Ish-këshilltari i Kurtit: Siç duket, Martin Berishaj i ka dhënë para VV-së

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit aktual, Albin Kurtit, ka nxitur dyshime se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund ta ketë financuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Gashi në T7 ka thënë se nuk ka shpjegim ndryshe mbrojtja që VV është duke ia bërë Berishajt.

“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht”, ka thënë Gashi.

“Fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”, vazhdon më tutje analisti politik.

“Ky ish dashtë vetë me kanë i ndershëm dhe me u tërheq”, u shpreh ai.