Ish-këshilltari i Kurtit: Në VV s’ka pasur kurrë program, puna e parë e Haxhiut ishte si ministre

Analisti Shkëlzen Gashi ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Thotë se në atë parti s’ka as njerëz dhe se s’ka pasur kurrë program. Gashi në emisionin Pressing në T7, tha se puna e parë e Albulena Haxhiut, ishte ministre.

“Cila është puna që e ka bërë ministrja e Drejtësisë?”, pyeti Gashi.

“Puna e parë e saj është Ministre e Drejtësisë. A ke parë ti ndonjëherë najsen që me thanë që kjo e ka njoftë, për shembull një segment të drejtësisë dhe me thënë “me këto është marrë, me gjykatat ose me prokurorinë ose me burgjet ose ndonjë institucion tjetër që lidhet me sistemin e drejtësisë””, tha ai.

Gashi tha se në partië e Kurtit s’ka ekip pune.

“S’ka pasur ekip kurrë edhe s’ka pasur kurrë program”, tha Gashi.

“Programet gjithë kanë qenë përmbledhje e akuzave për qeverisjet e këqija katastrofale për këto dy dekada. Kjo u kon. Kurrë ekip s’ka mund me u kriju aty. Kurrë s’janë identifikuar problemet, nuk janë dhënë propozimet për zgjidhjet e tyre edhe kurrë nuk është thënë se “këta persona kanë me u marrë me këtë problem””, theksoi ai.