Ish-këshilltari i Kurtit i quan mediokre presidenten Osmani dhe profesor Latifin

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar se Blerim Latifit duhet t’i tregojmë që njerëzit ikin nga Kosova, pasi siç thotë ai, çiftit të tij i ka ardhur rendi të bëhet profesor universitar.

Madje, Berisha shkroi në Facebook se “në një shtet normal, një mediokër si ai e Vjosa Osmani, nuk e kishin pa universitetin, përpos ne lajme kur e kishin shfaqe ndonjë kronikë.

“Se hapesiren e diskutimit publik e pushtetin e kishin pa veq prej anes se spektatoreve, jo prej performuesve”.

“Ky me memorie si te mizes, ndoshta harron vet qe ka qene sherbetor i struktures kriminale qe e ka shkaterru Kosoven, e ka deshtu me u zgjedhe deputet, e tash llaka llaka”, shkroi ai në Facebook.

Një status i Berishës vjen pasi të hënën, profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi shkroi se Kosova po zbrazet, teksa pati dy fjalë edhe për religjionin.

Latifi shkroi në Facebook se këtyre të rinjve duhet t’u ofrohet ekonomi, ndërsa në Kosovë, sipas tij, atyre “kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe”.