Ish-këshilltari i Kurtit bëhet temë në Speciale, Haradinaj ka një “thirrje” për të

Deklaratat e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi, janë bërë temë sot në Gjykatën Speciale në Gjykimin ndaj Haradinajt.

Kjo pasi që prokurori e pyeti Haradinajn për një status të Gucatit në lidhje me deklaratat e Gashit.

E pas kësaj, Haradinaj tha se Gashi duhet të vijë e të jap dëshmi në gjykatë nëse ka prova.

“Këto fjalë i ka citu Shkelzen Gashi. Këto fjalë nuk janë as mendim i tij dhe asnjë njeri që e don Kosovën(flet për statusin e Hysni Gucatit). Kjo është fjalë e tij dhe për këtë arsye e ka shkarku kryeministri. Ky e ka citu ata këtu. Kështu e kuptoj dhe kështu po shihet. Ai i ka thanë këto fjalë. Unë kom thanë që nëse zoti Gashi i di këto gjëra, le të shkojë në gjykatë. Është mirë me e marrë zotin Gashi me e pyet për këto sene. Është mirë edhe me e dënu nëse ka shpif. Ka thënë këto i ka vra UÇK-ja, nuk i ka vra shoqëria kulturore artistike “Hajdar Dushi”, tha ai duke cituar Gashin.

“Nuk jam ai që du me ju nimu ju si prokuror. Ju që dy herë në rastin e Millosheviqit dhe në këtë seancë je ka don me ba precedent të katërt, dhe të paqenë. Pse? Pse po mendoni kështu? Ju nuk keni thanë që jeni kah e njekni UÇK-në, tash po thoni që po e njekni UÇK-në? Nëse po e njekni UÇK-në nuk keni nevojë me marrë individ hiç”, tha tutje Haradinaj.