Ish-këshilltari i Isa Mustafës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, Besnik Berisha, ka mohuar se gjendja e Mustafës është përkeqësuar.
“I rëndohet gjendja shëndetësore Isa Mustafës: dërgohet në Gjermani dhe shtrohet në spital”, ka qenë një titull në media me të cilin Berisha ka ironizuar.
“A është 1 Prilli, a kaq keq ia paska huq ky gazetari, nuk po mund ta di, por ajo që e di është se kjo s’ka lidhje me të vërtetën”, ka shkruar Berisha në proifilin e tij në Facebook
“Mirë është mos me keqinformu, edhe nëse i kanë pagu!”
Ditëve të fundit është raportuar se Mustafa ka udhëtuar në Gjermani për kontrolle shëndetësore pas sëmundjes me të cilën u ballafaqura vitin e kaluar.







