Ish këshilltari i Hotit thotë se LDK s’duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Ish- këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha ka dalë kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit, presidente.

Ai ka shkruar se posti i shefit të shtetit nuk duhet t’i takoj shumicës parlamentare.

Djali i ish- kryetarit të Kuvendit, Kolë Berishës konsideron se zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente do ta ligështonte demokracinë.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikes nuk mund t’i takoj shumices!! E ligeshtoni demokracine ashtu, sic paten ba me H. Thaqin.Ne jemi Republike parlamentare e per pasoje e thirrun me qenen e ekuilibrume ne pushtete.

Kush thote se opozita ska tager moral me dhane leksione, asht tuj e lujte mujsharin qe don me shalu cka ka perpara pasi i ka ardhe rendi.Presidenti votohet per kredencialet morale, politike e profesionale. Presidenti nuk ka platforme. Ai ka vetem detyra te cilave duhet permbajtur.Pra, nje president per te gjithe, jo nga istikamet.