Ish-këshilltari i Haradinajt, pyet Qeverinë Kurti: Pas shkarkimeve, a do t’i ngarkoni tuajt?

Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka vazhduar serinë e shkrimeve të tij të cilat i publikon në formë pyetjesh për pushtetin dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Në pyetjen e tij të gjashtë për pushtetin, të publikuar në rrjetin social Facebook, Matoshi e ka prekur çështjen e shkarkimeve të zyrtarëve nga Qeveria Kurti.

Matoshi e ka pyetur qeverinë e re nëse do t’i emërojë në pozitat e liruara njerëzit e saj.

“Qeveria Kurti nē disa aspekte po vepron njëjtë me Qeveritë paraprake, duke shkarkuar “të tyrët”, pēr t’i ngarkuar “të vetët”, kinse në emër të performansës së dobët!?”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Pyetja Nr.6 për pushtetin

A po shkarkohen “të tyrët” për t’i ngarkuar “të vetët”!

Më bëri përshtypje një fjali e mprehtë ne dozë cinizmi e Dardan Haskut: “Albin Kurti started working at shkarkim-ngarkim at Qeveria e Kosoves”, duke qenë se Qeveria Kurti nē disa aspekte po vepron njëjtë me Qeveritë paraprake, duke shkarkuar “të tyrët”, pēr t’i ngarkuar “të vetët”, kinse në emër të performansës së dobët!?

Cila instancë e me çfarë standardesh (cili është matësi i kësaj performanse?) pēr dhjetë ditë paska ardhë në konkluzionon se performansa e akëcilit bord qenka e dobët!???

Bordet janë sipas zakonit politike, si strehë e ngrohtë e kuardrave partiake në kompanitë publike, të cilët, pas emërimit e kryejnë edhe funksionin e “jatakut” të nepotizmit dhe përshtatjës së tenderëve financuesve dhe oligarkëvr të partisë (partive) në pushtet!?

Sëkëndejmi duhet ne urgjencë të rishikohet baza ligjore e Bordeve (Ligji për Ndërmarrjet Publike) duke shqyrtu mundësinë e suprimimit të tyre.

Është e paqartë pse të ketë një bord “politik” kompania publike, e cila ka menagjment të brendshëm dhe i nënshtrohet auditimit të jashtëm!?

Krejt ndryshe qëndron çështja me Kompanitë private, të cilat kanë nevojë t’i mbikqyrin menagjerët, të cilēt bëjnë para me pare t’huaja!?

Deklarimi se do të zgjidhen ekspertë, pavarësisht cilës parti politike i përkasin, nga përvojat e deritashme tingëllon demagogji e artikuluar, për më tepër hipokrizi politike.

A mendon Qeveria e Kosovës t’i suprimojë Bordet e kompanive publike apo vetëm të krijojë benefite për militantët dhe financierët e dy partive të koalicionit qeverisës!?