Ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

Gazetari Valon Syla u sulmua dje gjatë ditës në lagjen “Pejton” të kryeqytetit. 

Pro sulmit të tij është shprehur ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Valbonë Bajrami.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se kushdo që e bën për spital Valon Syla 500 euro i ka nga ajo.

Sipas saj definicioni i fjalës së lirë nuk duhet të “dallashitet” me ofendime e paragjykime të rënda.

Shkrimi i plotë:

“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë defenicionit të fjalës së lirë, me ofendime dhe paragjykime të randa.

Atyne që ja u dhajnë ka një flakareshë, sepse atë që e thotë Valoni e konsiderojnë mendim, I kanë ka 10 euro. Që a kam harru naj nënkategori, ju kërkojë ndjesë.