Ish-kandidati për president pritet të jetë deputet i ri i Vetëvendosjes

Nasuf Bejta pritet të zëvendësojnë deputetin Fitim Uka në Kuvendin e Kosovës, pasi ky i fundit paralajmëroi lirimin e postit për shkak se dëshiron të kthehet në profesionin si ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Bejta kishte garuar me Listën Guxo.

Bazuar në rezultatet e bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nasuf Bejta, rezulton të ketë mbledhur 5.763 vota.

Përveç garës për deputet, Bejta kishte hyrë edhe në një garë tjetër vitin e kaluar. Ai ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të Republikës së Kosovës.

Por, në këtë garë, Bejta nuk kishte arritur të marrë asnjë votë nga 82 deputetët që votuan në raundin e tretë, më 4 prill.