Ish-kandidati i VV-së për deputet propozohet për anëtar të bordit të AKP-së

Qeveria Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka miratuar propozimin e kandidatëve për Bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.

Në mesin e emrave që Qeveria ka propozuar për t’u bërë pjesë e këtij bordi është edhe një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje

Mentor Hyseni, i propozuar nga Qeveria si anëtar i Bordit të AKP-së, ka qenë kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

I njëjti nuk kishte arritur ta fitojë postin e deputetit, por gjatë Qeverisë Kurti 1, ishte emëruar Kryesues i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi Prishtina”.

Mentor Hyseni ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje në  gusht të vitit 2019, dy muaj para zgjedhjeve nacionale.

Ardhjen e tij në këtë parti, kryetari i VV-së, Albin Kurti e kishte prezantuar si  vlerë të shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Publike në vendin tonë.