Ish kampioni i boksit, ndez cigaren gjigande të kanabisit (FOTO/VIDEO)

Pas një karriere të suksesshme boksimi, duket se Mike Tyson ka vendosur të tymosë pak, ndërsa po futet në të pesëdhjetat.

Ish-kampioni i peshave të rënda u pa duke pirë një cigare të madhe kanabisi në një festival të marijuanës, në përpjekje për t’u bërë nga “më i forti në planet” në “më i droguari në planet”.

Tyson ndezi një cigare të madhe kanabisi në një fermë afër Luginës së Vdekjes në Kaliforni, të cilën vendosi ta ndezë pasi ky shtet i SHBA-së legalizoi përdorimin e marijuanës, transmeton Ballkani.info.

Tyson ka tymosur nën shoqërinë e reperit B-Real, i cili tanimë drejton një emission televiziv që ka të bëjë me lajmet, muzikën, kanabisin dhe kulturën. /Ballkani.info

https://www.instagram.com/p/BtmlKnLhsQl/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_camera