Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morinës, biznesmeni Fisnik Syla, duket se e ka ironizuar atë në rrjetet sociale.
Të paktën kështu po interpretohet një postim i fundit i tij që lidhet me skandalin e Dubait.
Fisniku udhëton herë pas here drejt Dubait, nga ku poston foto të ndryshme.
Në “Instastory” ai ka publikuar një video ku shfaqet i veshur si sheik, por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ai ka vendosur në të.
“Mos kini frikë me ardhë në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’”, shkruan biznesimi në videon në fjalë, të cilin e shoqëron edhe me një emoji duke qeshur.
Duke qenë se Fjolla shkon shpesh në Dubai të shumta kanë qenë aludimet se ka shënjestruar Fjollën. Megjithatë mund të jetë një status ironik për skandalin e fundit të zbuluar.








