Një femër ka raportuar në Polici se ish i dashuri e ka rrahur për shkaqe xhelozie në Suharekë.
Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkaqe xhelozie ishte goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin qenë në lidhje dashurie. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.







