Ish gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës Fadil Hadergjonaj, ka reaguar pas zbarkimit të KFOR’it dhe FSK’së sot në liqenin e Ujmanit për kërkimin e 33 vjeçarit.

Hadergjonaj është shprehur se është për keqardhje që tragjedia e familjes, të shfrytëzohet kaq ulët nga politika ditore

“Është për keq’ardhje tragjedia e familjes së të riut, të shfrytëzohet kaq ulët nga politika ditore. Uroj që FSK të arrij të përmbush sa më shpejt detyrën dhe të gjej trupin e të riut e t’i përgëzojmë për profesionalizëm dhe sukses në operacion e jo për zbarkim.Lajm duhet të jet gjetja e të riut në kohë sa më të shkurtër dhe mbështetja familjes, e jo zbarkimi!”, ka shkruar ai.