Ish futbollisti dhe trajneri i njohur Astrit Ajeti ka hapur shkollën e futbollit.

Astrit Ajeti së bashku me aktorin dhe producentin e mirënjohur kosovar Shkumbin Sopjani dhe asistentin
Flamur Berbatovci kanë hapur shkollën e futbollit me emrin “Sky Football Academy”.

Ajeti në një prononcim ka folur më shumë rreth kësaj shkolle.

“Shkolla ka për qëllim që gjeneratat e reja t’i mësojmë teknikën e vrapimit, kordinimin, teknikën e shutimit dhe formimin e fëmijve si sportista me të gjitha elementet e futbolit”, ka thënë fillimisht Ajeti.

“Për momentin i kemi 35 nxënës të rregulltë me të cilët jam shumë i kënaqur. Qëllimi i shkollës është që fëmijët fillestar të cilët e dojnë futbollin t’i formojmë si futbolista të spikatur”, ka thene me tej trajneri Astrit Ajeti.

“Këtë suksesë ja dedikoj babit i cili ka qenë një ish futbollist i mirënjohur i futbollit kosovar, Ibrahim Ajeti, dhe se ai do të ishte krenar me punën time”, ka thënë në fund Astrit Ajeti.

Duhet theksuar se Astrit Ajeti ishte reprezentues në ish – Jugosllavi në grupmoshat U16 si dhe lojtar i dalluar i disa skuadrave të njohura: KEK-u, NoviPazari, Ibar Rozhaj, Beslidhja, Prishtina dhe Fushë Kosova.

VIDEO – Momente nga seancat stervitore te shkolla e futbollit, “Sky Football Academy”

loading…