Ish futbollisti dhe trajneri i njohur Astrit Ajeti ka hapur shkollën e futbollit.
Astrit Ajeti së bashku me aktorin dhe producentin e mirënjohur kosovar Shkumbin Sopjani dhe asistentin Flamur Berbatovci kanë hapur shkollën e futbollit me emrin “Sky Football Academy”.
Ajeti në një prononcim ka folur më shumë rreth kësaj shkolle.
“Shkolla ka për qëllim që gjeneratat e reja t’i mësojmë teknikën e vrapimit, kordinimin, teknikën e shutimit dhe formimin e fëmijve si sportista me të gjitha elementet e futbolit”, ka thënë fillimisht Ajeti.
“Për momentin i kemi 35 nxënës të rregulltë me të cilët jam shumë i kënaqur. Qëllimi i shkollës është që fëmijët fillestar të cilët e dojnë futbollin t’i formojmë si futbolista të spikatur”, ka thene me tej trajneri Astrit Ajeti.
“Këtë suksesë ja dedikoj babit i cili ka qenë një ish futbollist i mirënjohur i futbollit kosovar, Ibrahim Ajeti, dhe se ai do të ishte krenar me punën time”, ka thënë në fund Astrit Ajeti.
Duhet theksuar se Astrit Ajeti ishte reprezentues në ish – Jugosllavi në grupmoshat U16 si dhe lojtar i dalluar i disa skuadrave të njohura: KEK-u, NoviPazari, Ibar Rozhaj, Beslidhja, Prishtina dhe Fushë Kosova.
VIDEO – Momente nga seancat stervitore te shkolla e futbollit, “Sky Football Academy”
QËLLIMI I SFA
Qëllimi i SFA është të formojë futbollistë të rinjë të talentuar që të kenë një të ardhme të ndritur në futboll.
SFA bën Trainimin e lojtarëve me teknikën e zhvillimit në skenë qendrore, si dhe SFA zhvillonë të ashtuquajturin model TIPS, i cili mbeshtetet në teknikë, pasqyrë, personalitet dhe shpejtësi.
Për secilën pjesë ka dhjetë kritere.







