Ish-eprori i UÇK-së, Ramiz Kabashi, varroset nesër në 16:00 në Prigodë

Ish-eprori i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, Ramiz Kabashi, do të varroset nesër në orën 16:00.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Prigodë të Istogut.

Familja dhe ish-bashkëluftëtarët e tij kanë njoftuar se ngushëllimet dhe homazhet nesër do të mbahen në Kompleksin Memorial në Vrellë.

Ngushëllimet fillojnë nga ora 08:00 dhe përfundojnë në orën 13:30.

Ndërsa, homazhet fillojnë nga ora 14:00 dhe përfundojnë në orën 15:30.

Ramiz Kabashi ishte luftëtar i dalluar në Zonën e Dukagjinit. Ai u bë pjesë e UÇK-së që nga shpërthimi i luftës e deri në përfundimin e saj.