Ish eksperti i hartimit të kushtetutës: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Ish eksperti i hartimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën poitike në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij për çështjen politike aktuale në Kosovë, përderisa ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Situata aktuale sipas tij është e rëndë.

“Ceshtja aktuale ne Kosove eshte e rende. Ndarjet midis subjekteve politike per te ardhmen politike, perkatesisht per pushtet te ri, pas mocionit qe votuan shumica e deputeteve te Kuvendit, eshte thelluar dhe konfliktet vec jane programuar.Pas kesaj ngjarjeje te mocionit te percaktuar me Kushtetute, Presidenti duke e shfrytezuar poziten e tij, ne kundershtim flagrant me normat kushtetuese, ka dhene mandat te ri gjoja VV per te ndertuar Qeveri. Kjo forme e punes nuk ka baze fare kushtetuese”, ka shkruar ai.

Kelmendi ka thënë se kanë mbetur vetëm dy rrugë.

1.Vazhdimi i Qeverisë në Detyrë dhe plotësimi i saj me kuadro nga partitë politike edhe për disa muaj mandatin ose

2. Shpërndarjen e Kuvendit dhe caktiminin e datës së zgjedhjeve

“Natyrisht se ligjore eshte shperndatja e Kuvendit dhe caktimi i zgjedhjeve te reja parlamentare, por me marreveshje ka mundesi te vazhdohet rruga e njejte e kesaj Qeverie me plotesime dhe me marreveshje politike midis subjekteve parlamentare, deri ne kalim te gjendjes”, thotë ai.

Por, pavaresisht kesaj, sipas tij  mbesin zgjedhjet e reja si e vetmja rrugë e drejtë dhe tërësisht kushtetuese në Kosovë.

Postimi i plote: