Ish-e dashura pornostare i zbuloi fobinë, Trump e konfirmon se cila është frika e tij më e madhe

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rikonfirmuar edhe njëherë urrejtjen që ka për peshkaqenët. Ai foli për këtë frikë të tij mbrëmjen e djeshme gjatë një eventi në Pensilvania, ku po diskutonte për gjera të ndryshme, që nga Iraku e deri tek mushkonjat e peshkaqenët.

“Po flisnin mbrëmjen e kaluar për peshkaqenët, thoshin që duhet t’i mbrojmë. Duan të heqin fokat për të shpëtuar peshkaqenin.  Po mendoja me vete: Prit pak! Pse mos bëjmë të kundërtën?”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.

“Është e vërtet, nuk jam fans i peshkaqenëve, nuk e di se sa vota do të humbas me këtë që thashë, por kështu qëndron e vërteta. Shumë njerëz më kanë telefonuar dhe më thonë: Zotëri, na duhen fonde për të shpëtuar peshkaqenët. Dhe unë që u përgjigjem: Jo, faleminderit, ka gjëra të tjera për të cilat dua të kontribuoj”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Trump ka zbuluar “armiqësinë” e tij ndaj peshqve mishngrënës.

Këtë e ka deklaruar edhe Stormy Daniels, aktorja e filmave porno që pretendon se ka pasur një lidhje me Trump, e cila në një intervistë në vitin 2011, tha se “Trump ishte i fiksuar me peshkaqenët”.

“Ai është i tmerruar nga ata, gjithmonë thoshte do bëja bamirësi për çfarëdo lloj kauze, vetëm për mbrojtjen e peshkaqenëve jo,” tregonte asokohe  pornostarja.