Ish e dashura e Xhemailit “ia shkel syrin” presidentit të Interit (FOTO)

Marrëdhënia e saj me mesfushorin e Bolognas, Blerim Dzemaili, ka përfunduar prej kohësh.

Pasi ishte në Shqipëri për të komentuar Botërorin Rusi 2018 në Rusi, e ftuar te RTSH, Erjona Sulejmani ka vendosur: mjaft më me futbollistët, që sipas asaj tradhëtojnë shumë.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të folloëer të saj në Instagram, pra ndjekësve, modelja e bukur shqiptare, në fakt, ka thënë se nuk ka ndër mend të gjejë një tjetër futbollist, qoftë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.

I rradhës nuk do të jetë një futbollist, por nuk është e thënë jashtë futbollit… Në fakt, pyetjes së një tifozi nëse mund të ishte presidenti i ri i Interit, Steven Zhang, “objektivi” i rradhës për flirt, ajo ka vendosur ato sytë e famshme që hetojnë si “emoji”, duke lënë të hapur gjIthçka.