Ish-deputetja Lama: SHBA i dha leksion Kurtit

Ish-ambasadorja e Kosovë në Itali, Alma Lama tha se takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e shtetit amerikan, Antony Blinken është takimi më i rëndësishëm i tyre.

Sipas saj, ky takim vjen si pasojë e kriticizmit ndaj sjelljes së kryeministrit Kurti karshi çështjeve të cilat përfshihen në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pa dyshim është takimi më i rëndësishëm që kanë pasur të dytë deri tani që do të kenë sepse bëhet fjalë për sekretarin e shtetit amerikan dhe nuk është një takim që vjen si pasojë e punës që është bërë këtu, por është një takim që vjen si pasojë e kriticizmit. Qëndrimi i Kurtit për të mos i takuar ka shërbyer për të përcjellë mesazhe të qarta diplomatike në lidhje me sjelljen e Kurtit përfshijë edhe projektin e gazit, pra përfshirë edhe çështjen e dialogut, çështjen e Asociacionit pastaj i dini cilat janë kërkesat. Është respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit këto…”, tha ajo.

Lama në emisionin “Këndi i Debatit” theksoi se SHBA-të i kanë dhënë një leksion kryeministrit Kurti nga takimet e mëhershme kur nuk kanë pranuar ta takojnë atë.

“Mendoj që kryetema do të jetë dialogu një marrëveshje me Serbinë, ku dihet qëndrimi i Kurtit dhe ngurtësia në lidhje me këtë. Unë mendoj që i kanë dhënë një leksion nga vizitat e mëhershme kur nuk kanë pranuar ta takojnë pra kanë dhënë një leksion dhe besoj që këta pala tjetër, pra përfaqësuesit e Kosovës kanë dërguar sinjale që po ndryshojnë sjelljet dhe vet nënshkrimi i marrëveshjes për energjinë apo zbatimi i kësaj marrëveshje është sinjal i qartë që ka ndryshuar pozicion që e kanë kundërshtuar vetë dmth me vite të tëra dhe kanë ndryshuar pozicion dhe qasje në këtë rast. Pastaj kemi ndryshimin e qasjes së Departamentit Amerikan të Shtetit ku sërish këta janë në provë dhe janë thirrur për t’ju bërë të qartë se cila është vija amerikane në lidhje me dialogun me zhvillimet rajonale ku Kosova është vend që ka nevojë për ShBA-të. Pra nuk mund të sillet sikur është qendra e botës dhe nuk ka nevojë për askënd por do të ndjekë ato linja të politikës së jashtme në raport me fqinjët që janë të përcaktuara në harmonizim të plotë me qëndrimet amerikane “, shtoi ajo