Ish deputetja: Humbës janë ata që provojnë të luajnë me dinjitetin e minatorëve

Besa Ismaili, ish deputetja nga Mitrovica ka reaguar për ngjarjet e fundit me minatorët e Trepçës.

Ajo përmes një postimi ka shkruar se nga historia është dëshmuar se ata që luajnë me minatorët kanë dalur humbës.

Postimi plotë:

Janë të papërshkrueshëm hapat e minatorëve, vështirësi pas vështirësie, gjithnjë ngadhnjimtarë!

Sa e sa herë na e ka dëshmuar historia se humbës janë ata që provojnë të luajnë me dinjitetin e minatorëve!

Trepça nuk rimëkëmbet me retorikë, përçarje, veprime të padenja selektive dhe policore.

Fati i Trepçës është fati ynë!