Ish-deputetja e VV-së e krahason Kurtin me diktatorin Enver Hoxha

Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha.

Ajo këtë e ka lidhur me “refuzimet” që Kurti i ka bërë ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

“Edhe Shqipëria e ka pas një lider që populli bënte be në kokën e tij e ai nuk i “nënshtrohej” askë lloj ndikimi nga jashtë apo fuqie botërore, por e mbani mend qysh pat “lulëzu” Shqiperia në kohën e tij”, ka shkruar Pantina në Facebook, të mërkurën.

Pantina është një nga të deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pas përçarjes së madhe që kishte ndodhur në vitin 2017.