Ish-deputetja e Vetëvendosjes e pyet Kurtin: Pse nuk e përmende bashkimin kombëtar?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e ka kritikuar mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin për mos dorëzimin e programit qeverisës për deputetët.

Kada-Bujupi që ka qenë për një kohë edhe pjesë e Vetëvendosjes e ka pyetur Kurtin se pse gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës nuk e ka përmendur bashkimin kombëtar dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, VV duhet të tregoj se çfarë mendimi ka edhe për Zajednicën.

“Qeveria që do të votohet sot, është quajtur vazhdimisht si qeveri e ndryshimit. Mirëpo deri më tash nuk kemi pa asnjë ndryshim, përveç atyre të qëndrimeve. Përgjatë këtyre 120 ditë, kemi pas çdo ditë qëndrim ndryshe prej atyre. Është mandati i pestë dhe është e pa precedentë që programin qeverisës do ta keni në faqen e Kuvendit ose të Qeverisë”, tha ajo gjatë seancës së sotme.

“Pyetja është, pse Albin nuk e përmend UÇK-së në ekspozenë tanë, pse nuk e përmendë bashkimin kombëtar nëse e harrove, së besoj. Nëse u frikësove, nga kush u frikësove. Nuk besoj që ndërkombëtarët thanë mos me përmend UÇK-në e as LDK”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo e pyeti Kurtin se a po formohet qeveria Kurti mbi ujdinë e ‘monarkëve’.

“Ju para disa ditësh thatë se nëse Glauk Konjufca largohet nga Kuvendi, do të kemi ujdi të monarkëve, na thuaj a po themelohet Qeveria Kurti mbi ujdinë e monarkëve. Na tregoni se çfarë do të ndodhë me këtë ogurin e zi të cilët e paralajmëruat dhe kur ka mu aktivizu se Glauku shkoj e oguri mbeti. Mos është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që keni paralajmëru”, tha ajo.

“Nuk e përmendet as fjalën Republikë, as fjalën zhvillim, sovranitet as barazi po ma shumë e dëgjuam fjalën dialog, heqjen e taksës, Lumezin dhe “jo lema mu atë ministri, jo unë do të zgjedh i pari, jo ti zgjedh i pari”, tha ajo.

“VV duhet të tregoj se çfarë mendimi ka për Zajednicën. A jeni pro a kundër se Isa u kanë nënshkrues”, shtoi ajo.