Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack përmes një video ka uruar kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Halitin për kandidaturën e tij në këtë komunë.
Pack si qytetare nderi e komunës së Vitisë është shprehur e lumtur për këtë titull që ka, ndërsa ka shtuar që Vitia po zhvillohet çdo ditë e më shumë nën udhëheqjen e tij.
“Unë shpresoj shumë se qytetarët e Vitisë do ta vlerësojnë angazhimin tuaj për të kërkuar edhe një mandat në këto zgjedhje dhe ju do të jeni sërish kryetar i komunës së Vitisë”, është shprehur Doris Pack.
Duke i uruar fat e suksese në garën e tij ajo e ka mbyllur edhe videomesazhin e saj.







