Ish-deputetja e Nismës kalon në AAK, garon edhe në zgjedhje

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Shukrije Bytyqi ka aderuar në AAK.

Madje, Bytyqi do të jetë edhe kandidate për deputete nga partia e Haradinajt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.
Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë.
Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë” shkruan Haradinaj në njoftim.