Ish-deputetja e LDK-së e quan absurd vendimin e Kushtetueses, për legjitimitetin e Qeverisë Hoti!

Ish-deputetja dhe diplomatja, Alma Lama e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

“Vendimi me absurd i GjK deri tani: Qeveria nuk ka legjitimitet per shkak te votes jo legjitime te nje deputeti. Vendimet e deritanishme te qeverise jane legjitime.

Qeveria ka legjitimitet te qendroje ne detyre, deri ne zgjedhjen e qeverise se ardhshme.  Ku eshte logjika?”, ka shkruar ajo.