Ish-deputeti tregon 10 kushtet që duhet të plotësojë kandidati i LDK`së për kryeministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka treguar se me çfarë kandidati duhet të garojë partia e tij për kryeministër.

Grainca, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar 10 kushtet që duhet t’i plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Postimi i plotë i ish deputetit të LDK-së:

“KANDIDATI I LDK-së PËR KRYEMINISTËR

Duhet që:

1. Të jetë rugovist me bindje dhe unifikues.

2. Të ketë nivel intelektual, moral e kombëtar.

3. Të vij nga shkolla politike e LDK-së, e jo nga ata që janë katapultuar në kryesi të LDK-së.

4. Të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritarëve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione.

5. Të mos jetë në shërbim të klaneve dhe të partive tjera sikur kanë vepruar disa zyrtarë të lartë të LDK-së.

6. Të mos jetë i ricikluar si një humbës i zgjedhjeve nacionale e lokale në të kaluarën.

7. Të mos ketë qenë pjesë e klaneve, e grupeve parpolitike që e përqan LDK-në.

8. Dikush që e respekton strukturën, aktivistat dhe vendimet e LDK-së.

9. Të njoh dhe respektoj votën qytetare.

10. Ta njoh e të besoj në shtetin e Kosovës”, ka shkruar Grainca.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.