Ish-deputeti i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka marrë besimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të kërkuar besimin qytetarë për t’u bërë përsëri deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë të ditur se do rikandidojë për deputetë, transmeton Ballkani.info.

Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë, miq e familjarë,Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Albin Kurti, sërish më dhanë besimin që të jem në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.Duke dhënë angazhimin tim maksimal, do jem zëri i juaj në parlamentin e Kosovës.Ju falenderojë të gjithëve nga zemra për përkrahjen!