Ish deputeti i PDK-së në garë për kryesues të Këshillit Prokurorial

Sot pritet që Këshilli Prokurorial i Kosovës të zgjedh kryesuesin e ri

Kësaj pozite ia ka mësyrë vetëm një person.

Bahri Hyseni ish deputeti i PDK-së dhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës nga radhët e kësaj partie synon ta zëjë vendin në karrigen e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për tre vitet e ardhshme.

Këtë e pati konfirmuar për KALLXO.com vetë Hyseni, i cili ka thënë se shpreson që të zgjidhet kryesues por që sipas tij, kjo varet nga votat e anëtarëve të këtij institucioni.

Pos kësaj pikë e rendit të ditës në takimin e 160 të Këshillit janë edhe diskutimet rreth Planit të Punës së Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vitin 2019 si dhe Vlerësimi i Performancës së Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën 2016 – 2018.