Ish-deputeti i Nismës, Enver Hoti, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sot deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka postuar sot një fotografi me ish-deputetin e Nismës dhe Altin Krasniqit, djalin e Jakup Krasniqit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se prurjet e reja janë vlerë e shtuar për PDK-në.
“Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin!”, ka shkruar Shala në profilin e tij në “Facebook”.







