Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas dështimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit, shkruan Ballkani.info.

Rugova përmes një shkrimi në Facebook, pyet pse duhet të jetë faji për dështim i tri deputetëve të LDK-së dhe askush nuk merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë.

Ai kërkon nga kryetari Abdixhiku të i mbrojë deputetët e tij, sepse sipas tij, kështu e mbron edhe LDK-në.

Postimi i plotë:

Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja. Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?

Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!