Ish-bukëpjekësi i kundërpërgjigjet Kurtit për pitalkat, ia ofron mënyrën se si të i mbaj të nxehta ato për 40 minuta

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mesin e shumë pyetjeve, pati edhe një nga ato të lehtat për fund.

I ftuar në emisionin e Jeta Xharrës, “Jeta në Kosovë”, ishte pikërisht prezantuesja e emisionit që e pyeti se si do ia bëjnë qytetarët për pitalkat e nxehta të ramazanit, pasi që koha për të dalë është jo më shumë se 90 minuta dhe kjo gjë mund të shkaktojë tollovi, shkruan Ballkani.info

Përgjigjja e Kurtit ishte pak a shumë në formë humori, që i la të kuptoi gazetarës që Qeveria nuk është përgjegjëse për punën e “nxehtësisë” së pitalkave.

E një qytetar, tani student gazetarie, ironin e Kurtit e ka kthyer në monedhën e njejtë, i riu Zgjim Veliu kishte punuar për dy muaj si bukëpjekës për shkak të nevojave të fillim-studimeve, teksa i ka ofruar zgjidhje kryeministrit në detyrë.
Ky është postimi i plotë i Veliut: