Bardh Krasniqi

Ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi, emërohet drejtor i Sportit

Bardh Krasniqi është emëruar drejtor i Sportit në Prishtinë.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se ish-basketbollisti Krasniqi “vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar edhe më përpara fushën e sportit”.

“Ai do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur ‘Qytet i Sportit’”, ka shkruar Rama.

Rama ka shtuar se Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”.